Sekuestrohet 66 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis-sattiva 

Sekuestrohet 66 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis-sattiva 

35
SHPËRNDAJE

Goditet një tjetër rast trafikimi lëndësh narkotike. 
Sekuestrohet 66 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis-sattiva në Pikën Kufitare Hani i Hotit. 


Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve. 


Nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Shkodër dhe nga shërbimet e D.V.P-Shkodër në bashkëpunim dhe me shërbimet e policisë të Grupit të Lëvizshëm Operacional (GLO), në vijim të punës së tyre për goditjen e rasteve të trafikimit të lëndëve narkotike kanë evidentuar dhe goditur një tjetër rast, ku u arrit që:
Më datë 02.03.2017, në afërsi të Pikës Kufitare Hani i Hotit, në vendin e quajtur sipër Hidrovorit Hot, Malësi e Madhe, shërbimet e policisë në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se disa persona po trafikonin lëndë narkotike në drejtim të kufirit me Malin e Zi, ushtruan kontroll dhe nga krehja e zonës përreth u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
* 4 çanta, ku në total me një sasi prej 66 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis-sattiva
Vijon puna për identifikimim dhe kapjen e autorëve të dyshuar të përfshirë në veprimtarinë kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale.
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike mbetur në tentativë”, parashikuar nga neni 283/a e 22 e 25 i Kodit Penal.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.