Sekuestrohen 900 Kg droge,6 te arrestuar

Sekuestrohen 900 Kg droge,6 te arrestuar

66
SHPËRNDAJE

Vlorë
Policia ka finalizuar operacionin e koduar “FOREST” !
Sekuestrohen 900 Kilogramë lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sattiva, në plazhin e Zvernecit !
Sekuestrohen edhe nje mjet lundrues Gomone dhe dy automjete.
Kapen dhe arrestohen në flagrancë nga Policia – 6 persona !
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve pranë DVP Vlorë kishte filluar hetimin prej 1 muaji me Prokurorinë e Vlorës, nëpërmjet të cilit mbrëmjen e kaluar, në bashkëpunim me Policinë Kufitare Vlorë dhe Guardia di Finanza, në bazë të këtij hetimi kanë bërë të mundur kapjen e kësaj sasie të konsiderueshme me lëndë narkotike, në tentativë për t’u trafikuar.
Lënda narkotike me peshë totale prej 900 kilogramë, u gjet rreth 50 m larg bregut të detit, e paketuar nëpër pako me peshë 15-30 kg secila, me mbështjellje natribani.
Policia ka arrestuar në flagrancë 6 autorë, shtetasit:

1- Eduart Grabova, 39 vjeç, banues në fshatin Babicë e Madhe.

2- Redjan Hasanaj, 28 vjeç, banues në Vlorë.

3- Napolon Arshiaj, 27 vjeç, banues në fshatin Lepenicë.

4- Ilir Qejvani, 24 vjeç, banues në Vlorë.

5- Jani Bajramaj, 24 vjeç, banues në fshatin Lukovë.

6- Eduart Abazi, 49 vjeç, banues në Vlorë.
Katër personat e parë (Grabova, Arshiaj, Hasanaj dhe Qejvani), u arrestuan nga Policia në momentin kur tentuan të ngarkonin lëndën narkotike në gomone, në vendin e quajtur “Hunda e plakut”, vend në të cilin kishin transportuar pakot me lëndë narkotike nëpërmjet dy automjeteve Benz me targë AA 252 DK dhe Toyota me targë AA 354 MK.
Mjeti lundrues u largua menjëherë sapo ndjeu ndërhyrjen e forcave të policisë nga toka dhe në tentativë për t’i shpëtuar ndjekjes, u bllokua nga Policia Kufitare dhe GdF pak minuta më vonë në Gjirin e Portonovës, Zvernec.
Mjeti lundrues, ka përmasat prej rreth 6 m gjatësi, 2.4 m gjerësi dhe me 1 motor 75 CC.
Mbi bazën e këtij operacioni, gjatë ndjekjes së vazhdueshme të bashkëpunëtorëve të kësaj lënde narkotike, Policia ka bërë të mundur kapjen e pilotit të gomones dhe ndihmësit të tij (Bajramaj dhe Abazi), të cilët u arrestuan pas 8 orë ndjekjesh në pyllin e fshatit Pish Poro.
Vijojnë hetimet për kapjen e personave të tjerë të implikuar dhe dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.