Sekuestrohen 80 kilogram droge ,arrestohet 62 vjecari

Sekuestrohen 80 kilogram droge ,arrestohet 62 vjecari

85
SHPËRNDAJE

Vlorë
Policia ka finalizuar operacionin antidrogë të koduar “WEST” !
Sekuestrohen 80 kilogram lëndë narkotike, e dyshuar si Cannabis Sattiva !
Kapet nga Policia poseduesi i lëndës narkotike !
Arrestohet në flagrancë shtetasi:

– Spiro Tupa, 62 vjeç, banues në fshatin Beshisht, Vlorë.
Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se ky shtetas dispononte lëndë narkotike në banesë gati për ta shitur, menjëherë Policia e Vlorës ka shkuar në fshatin Beshisht, duke bërë të mundur kapjen tij në flagrancë në banesë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Spiro Tupes, Policia ka gjetur një sasi me lëndë narkotike me peshë prej 80 kg (kilogram), e dyshuar si Cannabis Sattiva.
Lënda narkotike ishte e fshehur në një dhomë, e ndarë nëpër thasë sintetikë me thurje dhe në qese të zeza plastike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.