Sekuestrohen 67.7 kg droge ne Ngjeqar,Roskovec, arrestohen 3 shtetas.

Sekuestrohen 67.7 kg droge ne Ngjeqar,Roskovec, arrestohen 3 shtetas.

1923
SHPËRNDAJE

Fier
Sektori për Narkotikët në D.V.P Fier finalizon një tjetër operacion antidrogë.
Finalizohet me sukses operacioni antidrogë i koduar “STAN”.
Sekuestrohen 67.7 Kg lëndë narkotike Cannabis Sativa.
Arrestohen në flagrancë poseduesit e lëndës narkotike, babai dhe dy djemtë e tij.
Nga ana e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, u bë i mundu finalizimi i operacionit të koduar “STAN” ku u arrestuan në flagrancë shtetasit:
1.Mitat Stani, 58 vjeç.

2.Përparim Stani, 30 vjeç.

3.Arti Stani, 28 vjeç, banues në fshatin Ngjeqar, Roskovec.


Pas informacioneve të marra më parë në rrugë operative se në ambientet e banesës së tyre shtetasit Mitat, Përparim dhe Arti Stani posedonin sasi lënde narkotike dhe po pregatiteshin për shitje e trafikim të saj, u shkua dhe u bë kontroll në këtë banesë.
Nga kontrolli i ushtruar në një serë perimesh e mbuluar me plasmas, pranë banesës së tyre, u gjendën të groposura 4 fuçi plastike të mëdha të mbushura me lëndë narkotike të dyshuar Cannabis Sativa.
U sekuestrua në cilësinë e provës materiale lënda narkotike me peshë 67.7 kg.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se poseduesit e lëndës narkotike të dyshuar Cannabis Sattiva, po pregatiteshin që ta trafikonin jashtë vendit me destinacion Italinë.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga Neni 283/2 i Kodit Penal.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.