Sekuestrohen 63.5 kg lëndë narkotike e dyshuar Marijuanë. 

Sekuestrohen 63.5 kg lëndë narkotike e dyshuar Marijuanë. 

54
SHPËRNDAJE

Shkodër 
Finalizohet me sukses operacioni koduar “JERAN”
Sekuestrohen 63.5 kg lëndë narkotike e dyshuar Marijuanë. 
Arrestohet në flagrancë një shtetas. 
Nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative për goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Jeran” ku u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit: 
Vilson Çuti, 34 vjeç, banues në fshatin Jeran, Njësia Administrative Kastrat, Malësi e Madhe. 
Shtetasit të lartpërmendur gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij në fshatin Jeran, Njësia Administrative Kastrat, Malësi e Madhe, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale. 
63.5 kg lëndë narkotike e dyshuar Marijuanë. 
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” parashikuar nga neni 283 Kodit Penal.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.