Sekuestrohen 517 kg  Cannabis  si dhe 1440 fishekë luftarakë.

Sekuestrohen 517 kg  Cannabis  si dhe 1440 fishekë luftarakë.

83
SHPËRNDAJE

Memaliaj.
Finalizohet me sukses operacioni antidrogë i koduar “BISHANAJ”.
Sekuestrohen 517 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa kërcej e gjethe, si dhe 1440 fishekë luftarëkë.
Ndalohet një shtetas, si dhe procedohet penalisht në gjendje të lirë kryeplaku i fshatit Zhapokikë.
Në vijim të Planit Operacional të ardhur nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit për evidentimin dhe goditjen e vendmagazinimit të lëndëve narkotike, si dhe për kapjen dhe arrestimin e personave që kryejnë këtë veprimtari kriminale, si dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se shtetasi Neim Bishani dispononte lëndë narkotike në banesën e tij në fshatin Zhapokikë, Memaliaj, nga seksioni për Hetimin e narkotikëve në D.V.P Gjirokastër dhe nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë u zhvillua operacioni “BISHANAJ”.
Si rezultat i operacionit, nga kontrolli i ushtruar në këtë banesë, në afërsi të banesës u gjetën 60 thasë me lëndë narkotike Cannabis Sattiva kërcej e gjethe, si dhe 1440 copë fishekë luftarakë.
Pesha totale e lëndës narkotike rezultoi 517 kg.
Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. 
Nga specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve u ndalua shtetasi :
Neim Bishani, 54 vjeç, banues në fshatin Zhapokikë, Memaliaj, për veprat penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotikëve” dhe ” Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga nenet 283 dhe 278/2 të Kodit Penal. 
Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin :
Q.R, (Kryeplak i fshatit Zhapokikë) 63 vjeç, banues në fshatin Zhapokikë, Memaliaj, për veprat penale “Moskallëzim i krimit” dhe “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga nenet 300 dhe 248 të Kodit Penal. 
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.