Sekuestrohen 41 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa

Sekuestrohen 41 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa

88
SHPËRNDAJE

Përmet.
Finalizohet me sukses operacioni antidrogë i koduar “Vila”.
Sekuestrohen 41 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa
Në pranga poseduesi i lëndës narkotike.
Efektivat e Komisariatit të Policisë Përmet në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se shtetasi Njazi Çaushi posedonte lëndë narkotike, menjëherë kanë organizuar dhe zhvilluar operacionin e koduar “Vila”.
Si rezultat i operacionit u krye kontroll në banesën e këtij shtetasi ku rezultoi se:


Në automjetin fugon me targa PR 0756 A, i cili ishte i parkuar në oborin e kësaj banese u gjet një sasi prej 41 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.  
Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. 
Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga Specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë u bë arrestimi në flagarancë i shtetasit :
Njazi Çaushi, 56 vjeç, banues në Përmet.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.