Sekuestrohen 368 kg droge, policia ne kerkim te autoreve

Sekuestrohen 368 kg droge, policia ne kerkim te autoreve

58
SHPËRNDAJE

Vlorë
Policia Kufitare gotet një tjetër rast trafikimi të lëndëve narkotike, e mbetur në tentativë !
 Sekuestrohen 368 kg droge, në Gjirin e Karaburunit.


Më datë 17.04.2017, në bazë të një informacioni paraprak të marrë, se në Gjirin e Karaburunit dyshohet se ndodheshin disa pako me lëndë narkotike, menjëherë u organizua puna dhe pas verifikimit të informacionit, shërbimet konstatuan 2 pako me lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva në bregdetit e zonës së quajtur “Shën Jani”.


Në bashkëpunim me DVP Vlorë, Delta Force dhe Gdf, filloi krehja e zonës ujore dhe tokësore dhe pas këtyre kërkimeve rreth 700 m larg nga bregu i detit, në ujë u gjetën edhe 22 pako të tjera të madhësive të ndryshme ku brenda përmbanin lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sattiva.
Në total, 24 pako me peshë prej 368 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale nga DVP Vlorë.
Vazhdojnë hetimet për kapjen e autorëve përgjegjës në lidhje me këtë ngjarje.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.