Sekuestrohen 32 kg eksploziv ne pranga 3 persona

Sekuestrohen 32 kg eksploziv ne pranga 3 persona

49
SHPËRNDAJE

Policia e Tiranës ka kapur 32 kg tritol në Tiranë dhe ka vënë në pranga, tre persona, pikërisht në momentin kur ata ishin duke bërë pazarin për ekszplozivin. Të arrestuarit janë: Kel Ndreca, Gjon Ndreca dhe Ndue Kola. Arrestimi i tyre ka ndodhur në rrugën Fushë Krujë – Kamëz.
Policia e Shtetit njoftoi se Komisariati Nr 5, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, ka zhvilluar operacionin e koduar “Stacioni fundit”.
Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit: Kel Ndreca, 52 vjeç, banues në Tiranë; Gjon Ndreca, 27 vjeç, banues në Tiranë dhe Ndue Kola, 38 vjeç, banues në Fan, Mirditë.


Në segmentin rrugor Fushë Krujë – Kamëz, Policia ka konstatuar një shtetas, Ndue Kolën, i cili po qëndronte në mënyrë të dyshimtë. Pak çaste më pas, atij i është afruar një “Mercedes Benz” me drejtues Kel Ndrecën dhe pasagjer Gjon Ndrecën, të cilët, pasi kanë biseduar me Kolën që qëndronte në anë të rrugës, kanë zbritur nga automjeti dhe të tre sëbashku janë afruar në bagazhin e makinës.
Nga bagazhi ata kanë nxjerrë një qese plastike dhe më pas kanë vazhduar lëvizjen për në një lokal aty pranë.
Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë bërë neutralizimin dhe arrestimin e të treve në flagrancë.
Atyre shtetasëve ju gjetën 32 kilogramë tritol. Lënda plasëse u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga Neni 278/4 i Kodit Penal

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.