Video/Sekuestrohen 30 kg droge ne pranga 4 shtetas

Video/Sekuestrohen 30 kg droge ne pranga 4 shtetas

72
SHPËRNDAJE

Finalizohet me sukses operacioni i koduar”Depërtimi”.
Sekuestrohen 30 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva.
Arrestohen në flagrancë 4 shtetas dhe fillon proçedimi penal ndaj një tjetri.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës së tyre për goditjen e rasteve të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike,  pas informacioneve të marra në rrugë operative kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar”Depërtimi”.
Arrestohen në flagrancë shtetasit:
• Fatmir Buzi, 44 vjeç, banues në Shkozet, Durrës;

• Rejdi Buzi, 19 vjeç, banues në Shkozet, Durrës, djali I F.Buzi;

• Shkelzen Hoxha, 30 vjeç, banues në Shkozet, Durrës;

• Berlin Metaj, 18 vjeç, banues në Durrës.
Gjithashtu filloi proçedimi penal në gjendje të lirë(për shkak të moshës) në ngarkim të shtetasit:
•S.M. 15 vjeç, banues në Kënetë.

Arrestimi I tyre u bë pasi:
Më datë 23.01.2017, në lagjen Nr.14, Durrës gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Fatmir Buzi ku  të pranishëm ishin edhe shtetasit e mësipërm, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
• rreth 30 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva;
• telefona celularë.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotikëve” në bashkëpunim parashikuar në nenin 283/2 të Kodit Penal.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.