Sekuestrohen 25,5 kg drog ne Fier,pranga dy autoreve

Sekuestrohen 25,5 kg drog ne Fier,pranga dy autoreve

2329
SHPËRNDAJE

Fier!
Finalizohet operacioni antidrogë i koduar “LAND”.
Sekuestrohen 25.5 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva.
Arrestohen në flagrancë 2 autorët.
Operacioni nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, duke përdorur metodat speciale të hetimit.
Në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative dhe në vijim me anë të metodave speciale të hetimit, nga Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier u bë finalizimi me sukses i operacionit antidrogë i koduar “LAND”, ku si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit e mëposhtëm:
1.Artur Kapllani, 41 vjeç, banues banues në lagjen “Bylis” Ballsh.

2.Luftar Xhafa, 42 vjec, banues në Kuman Roskovec.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në fashtin Kalenjë, Mallakstër, në vendin e quajtur “Fushë” u kapën duke shkarkuar 25.5 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva nga mjeti tip Opel Astra me targa AA 158 BG të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale bashkë me dy aparate telefoni.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” parashikuar nga Neni 283/2 i Kodit Penal.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.