Sekuestrohen 2.2 kg Cannabis Sativa, ndalohet autori i dyshuar.

Sekuestrohen 2.2 kg Cannabis Sativa, ndalohet autori i dyshuar.

59
SHPËRNDAJE

Divjakë
Sekuestrohen 2.2 kg Cannabis Sativa, ndalohet autori i dyshuar.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim:
-Fation Papa, 61 vjeç, banues në Kuçovë.
Në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative, në datën 11.07.2017, nga kontrolli i ushtruar në fshatin Spolat, Divjakë, në një tokë të mbjellë me ullinj, të cilën e kishte marë me qera shtetasi Fation Papa, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materjale 2.2 kg lëndë narkotike e dyshuar Canabis Sativa e futur në një bidon plastik nën tokë.
Materialet i Kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” parashikuar nga Neni 283/1 i Kodit Penal.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.