Sekuestrohen 133 kg drog,arrestohet 56 vjecari nga Mbrostari

Sekuestrohen 133 kg drog,arrestohet 56 vjecari nga Mbrostari

1287
SHPËRNDAJE

Fier!
Finalizohet me sukses operacioni antidrogë i koduar “TOPOJA”.
Sekuestrohen 133 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva.
Arrestohet në flagrancë poseduesi.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative dhe falë punës së mirëorganizuar, finalizuan me sukses operacionin antidrogë të koduar “TOPOJA”.
Në kuadër të këtij operacioni u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit:
-Gëzim Ferko, 56 vjeç, banues në lagjen “Mbrostar Ferko”, Fier.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në aksin rrugor Fier-Seman, në mjetin e tij tip furgon me targa FR 1838 B, i’u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 133 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva. 
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” parashikuar nga Neni 283/2 i Kodit Penal.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.