Sekuestrohen: 1.3 kg dhe 8550 fara cannabis,arrestohet poseduesi

Sekuestrohen: 1.3 kg dhe 8550 fara cannabis,arrestohet poseduesi

49
SHPËRNDAJE

Lushnje!
Sekuestrohen: 1.3 Kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva, 8550 fara bime Cannabis Sattiva, 1 ndezës unifikues granat dore si dhe 7 copë fishekë pistolete.
Arrestohet në flagrancë poseduesi.
Nga ana e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim edhe me Komisariatin e Policisë Lushnje, u bë i mundur finalizimi i operacionit policor të koduar ”KORIA”.
Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi:
-Gëzim Goga, 37 vjeç, banues në fshatin Krutje e Poshtëme, Lushnje.
Në bazë të informacioneve të mara më parë në rrugë operative për posedim të lëndëve narkotike, është shkuar në fshatin Krutje e Poshtëme dhe është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Gëzim Goga ku nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij, u gjetën 1.3 Kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva, 8550 fara bime të dyshuara Cannabis Sattiva, 1 ndezës unifikues granat dore si dhe 7 copë fishekë pistolete të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje i armëve dhe municionit luftarak” parashikuar nga Nenet 283, 283/a dhe 278/2 të Kodit Penal.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.