Saranda

Saranda

90
SHPËRNDAJE

Saranda është qyteti me të cilin janë ‘’dashuruar’’ jo vetëm shqiptarët por edhe të huajt. E vendosur në gjirin e kaltër të Jonit ajo i rri përballë Korfuzit, si një nimfë e mitologjisë antike, që për çdo moment kërkon ta joshë atë. E hijeshuar nga kurorat e ullinjve dhe tarracat e agrumeve tek Saranda mishërohen e bardha e steresë, bluja e Jonit dhe e gjelbërta e vegjetacionit.

Duke shkuar drejt saj gjen Butrintin e Eneas dhe Virgjilit, Ksamilin e ishujve të rrallë, të vetmin ‘’Sy të Kaltër’’, Finiqin e epirotëve, Polifoninë e jugut, Midhjen mbretëreshë të liqenit, por mbi të gjitha Jonin, detin që na josh të gjithëve…Ilirjan Gjika, ‘’Saranda-Nimfa e Bregdetit Shqiptar. Revista Travel, 3 shtator 2012.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.