Sa i rrezikuar eshte Fieri nga termetet!?..

 Sa i rrezikuar eshte Fieri nga termetet!?..

243
SHPËRNDAJE

Dy lekundjet e forta te Termetit prej 4,7 balle te 27 Janarit  me epiqender ne Kucove dhe ne afersi te Marinzes shkaktuan panik ne Fier dhe Jug-Lindje te vendit. Lekundjet e ketij termeti kaluan me disa demtime ne banesa ne Kucove dhe zonat perreth epiqendres se Termetit. 

Lekundjet e ketij termeti rikthyen friken tek komuniteti Fierak dhe sidomos Zharreza e Marinza per termete te shkaktuara nga shperthimet ne thellesi te tokes te aktivitetit te kompanise se naftes Bankers.Banoret ende nuk i kane harruar tronditjet e 19 Dhjetorit te 2016 ku pervec panikut u demtuan dhe afro 60 banesa sipas deklaratave te banoreve.

Lekundjet e tokes si pasoje e aktivitetit te larte sizmik te kompanise ne fjale shkaktuan zemerimin e popullit te Zharrezes te cilet u detyruan te hynin ne greve urie deri ne arritjen e kerkesave te tyre per te ndalur termetet nga kompania dhe demshperblim te banesave te demtuara

 Pas vitit 2009, menjëherë pasi Bankers Petroleum filloi punën në zonën e Zharrëzës, filluan dhe tërmetet për këtë fshat të vogël. Pas ankesave të banorëve, në dhjetor 2010, Instituti I Gjeo-Shkencave nxorri një studim sipas të cilit tërmetet e Zharrëzës ishin natyrore. 

Por tërmetet vazhduan dhe në gusht 2013 kur 200 banorë të Zharrëzës u ngritën përsëri në protestë për shtëpitë e dëmtuara nga tërmetet e vazhdueshme, për të cilat ata fajësojnë aktivitetet e Bankers Petroleum.Për të sqaruar shkaqet e tërmeteve u ngrit një grup pune, por deri më tani nuk ka ndonjë konkluzion nga grupi i punës.

Per te gjithe  lind pyetja se sa te rrezikuar jemi nga termetet dhe nese e perballojn banesat ku jetojme aktivitetin sizmik ne te cilen ndodhet Fieri.Sipas sizmiologeve Pervec Zharrezes, Marinez , Beline, Sheqishte , Patos e Roskovec keto termete pervec panikut dhe demeve te momentit ulin edhe rezistencen e banesave duke dobesuar me kalimin e kohes vale te tjera termetesh.

Historiku

Sipas statistikave zona ku shtrihet qyteti i Fierit nuk eshte nje territor qe rrezikohet nga termetet, megjithate nder vite qyteti dhe rrethinat jane prekur nga 3 termete te cilat kane shkakruar jo vetem deme materiale por dhe viktima.
Shqiperia ben pjese ne zonen sizmogjene Jonike-Adriatike (rajoni i Shkodres, Shqiperia perendimore, zona Korce-Oher-Peshkopi, me vija aktive ne Lushnje, Elbasan, Diber dhe Vlore, Tepelene-Erseke).

Alpet e Shqiperise jane me pak te prekura nga lekundjet e termeteve.Afersisht, cdo vit ne Shqiperi shkaktohen 4-5 termete me 6 balle dhe cdo 25 vjet shkaktohet 1 termet me afro 9 balle, duke e bere keshtu Shqiperine nje rajon me aktivitet te larte sizmik.

Nga lashtesia njihen si termete me te fuqishme ai i Apolonise ne vitin 217 p.e.s. Ne Durres termete kane rene ne vitet 334 dhe 506 te eres sone, si dhe ne vitin 1273. Gjithashtu ne kohet e vjetra permenden dhe termetet e Butrintit ne vitin 1153 dhe te Krujes ne vitin 1617.Nga studimet e pakta qe kane ardhur deri ne ditet tona rezulton se gjate shekullit te 19-te ne Shqiperi jane ndjere 77 termete me mbi 7 balle.

Disa nga termetet me te fuqishme kane rene ne:

Vlore me 12 tetor 1851, duke shkaktuar 20 te vrare.Berat me 17 tetor 1851, duke shkaktuar 400 ushtare te vrare ne Kala. Shkoder ne muajt shkurt-tetor 1855, 12 termete qe u ndjene dhe ne Delvine dhe Bari te Italise.Himare me 14 qershor 1895.

Gjate shekullit te 20-te jane regjistruar keto termete te fuqishme:

Shkoder me 1 qershor 1905, qe shkaktoi 1500 shtepi te shkaterruara, 200 te vrare dhe 500 te plagosur.Oher me 18 shkurt 1911.

Tepelene me 20 nentor 1920, duke shkaktuar 36 te vrare dhe 102 te plagosur. Ai shkaterroi 2 500 shtepi e la pa strehe 15 000 veta.Durres me 17 dhjetor 1926, lekundjet u ndjene dhe ne Itali, Jugosllavi e Greqi.

Vlore-Tepelene me 21 nentor 1930, duke shkaktuar 30 te vrare e mbi 100 te plagosur.Korce me 28 janar 1931.Peshkopi me 24 gusht 1924, duke shkaterruar afro 80% te shtepive, 44 te vrare dhe 119 te plagosur.

Lushnje, Fier, Rrogozhine, Peqin e Berat me 1 shtator 1959.Korce me 26 maj 1960, ku u shkaterruan 1479 ndertesa. Fier, Tepelene, Berat, Lushnje, me 18 mars 1962, duke shkaktuar 5 te vrare e 77 te plagosur dhe u shkaterruan 2 700 shtepi.

Fier me 18 mars 1962, ku u vrane 5 veta e u plagosen 77 te tjere dhe u shkaterruan 2 700 shtepi. Diber, Librazhd me 30 nentor 1967, duke shkaterruar 177 fshatra, ku gjeten vdekjen 12 veta dhe 174 te tjere u plagosen. Karakteristike e ketij termeti eshte thyerja e tokes me gjatesi mbi 10 kilometra e zhvendosje vertikale te dheut deri ne 50 cetrimetra. 
Shkoder, Librazhd me 3 nentor 1968.

Shkoder, Lezhe me 15 prill 1979, duke demtuar 17 118 shtepi e objekte social-kulturore.
 Rroskovec me 17 nentor 1982, duke u ndjere dhe ne Fier, Librazhd e Berat, ku u shkaterruan 16 534 ndertese, u vra 1 person dhe 12 te plagosur.
 Tirane me 7 janar 1988, u demtuan 2083 shtepi 
Fushe bardhe, Gjirokaster me 26 mars 1990.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.