Rruget qe do bllokohen neser nga protesta e opozites

Rruget qe do bllokohen neser nga protesta e opozites

46
SHPËRNDAJE

Ditën e hënë Partia Demokratike do të organizojë protesta në të gjithë vendin duke bllokuar rrugët.

 

Zbulohen detaje nga organizimi i protestës ditën e hënë në Tiranë dhe në rrethe , ku janë parashikuar që të bllokohen rrugët kryesore që të lidhin me kryeqytetin.

 

“Parashikohet bllokimi i autostradave që lidh Tiranën me Veriun, Jugun dhe Jug-Lindjen.

 

Përkatësisht do bllokohet autostrada në Veri në zonën e Fushe Krujës, në pjesën e Jugut autostrada do bllokohet në Fier, ne rotondon e Plyg , Lushnje ndërsa në Juglindje do të bllokohet në rrugën që lidh Tiranen me Elbasanin tek tuneli.

 

Po ashtu parashikohet të bllokohen akset hyrëse të Tiranes, tek sheshi Shqiponja dhe hyrja në zonën e rrugës së Elbasanit.

 

Protesta është parashikuar të zgjasë 1 orë nga ora 11 deri në orën 12” 

 

Ky është plani deri tani, por pritet që të vendoset përfundimisht gjatë fundjavës.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.