Rritet çmimi i naftës,shqiptarët tani  do paguajne me teper për një litër!

Rritet çmimi i naftës,shqiptarët tani  do paguajne me teper për një litër!

132
SHPËRNDAJE

Çmimet e karburanteve kanë shënuar një rritje me rreth 5 lekë për litër ditët e fundit, duke kaluar sërish mbi 170 lekë për litër.Në pikat e tregtimit të Kastrati, tregtuesi më i madh në vend, një litër naftë tregtohet aktualisht me 172 lekë, nga 167 lekë që ishte më parë, ndërsa një litër benzinë shitej me 173 lekë, nga 168 lekë.

GULF dhe Alpet e kishin shtrenjtuan naftën që disa javë më parë në 173-175 lekë për litër.Në pikat e tregtimit të Bolv Oil dhe Gega, karburanti tregtohet me rreth 168-170 lekë për litër.Arsyeja lidhet me bursat ndërkombëtare, ku nafta ka arritur në nivelet më të larta që nga qershori i vitit 2015. 

Treguesi referencë i naftës europiane, Brent, tregtohej në fund të javës me gati 63 dollarë për fuçi.Nje tjeter arsye e kesaj rritje te cmimit te naftes jane  tarifa e rilicencimit të pikave të karburantit, e cila edhe pse u rrezua fillimisht nga Gjykata Kushtetuese u rivendos sërish në nivele më të ulëta, përkatësisht 3 milionë lekë për pikat e tregtimit në kryqytet dhe 1 milion lekë në rrethe. 

Shqipëria renditen ndër vendet me çmimet më të larta në naftës në rajon dhe Europë, si rrjedhojë e barrës së lartë të taksave që rëndojnë mbi të. Rreth 63% të çmimit të naftës e përbëjnë taksat.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.