Rriten frikshem cmimet per qerat e shtepive ne Fier

Rriten frikshem cmimet per qerat e shtepive ne Fier

1498
SHPËRNDAJE

Ardhja e punonjesve te Gazesjellesit TAP qe ka nisur prej nje viti edhe ne Fier ka rritur cmimin e qerave te shtepive. Sipas informacionit nga agjencite imobiliare ne Fier shkak i rritjes se qerave te shtepive eshte ardhja e qindra punonjesve nga rrethe te tjera te vendit apo edhe nga qarku fier qe punojne per zbatimin e projektit per shtrimin e gazsjellesit Trans Albanian Petrolium. Nga 8mije deri ne 10 mije leke te reja qe kushtonte qeraja mujore per nje apartament te mobiluar thjesht 1+1 tani ka shkuar ne 15 mije deri 20 mije leke te reja ndersa apartamentet me arredim dhe mobiluar sipas kohes cmimi eshte ne 250-350 € ne muaj.Numri i punonjesve te TAP pritet te shtohet ne vazhdimesi me volumin e punes ne rritje ndersa edhe lakmia vazhdon te mos kete kufi tek qiradhenesit ndersa nuk ka asnje kontroll  shteteror. Mesohet gjithashtu se lakmia e qiradhenesve ka nxjerre ne rruge nga apartamenti disa familje dhe kane pranuar te tjere ( punonjes te TAP)per te fituar me shume pasi kane pagesa te larta dhe perballojne qerate e apartamenteve. Shumica e qiramarresve nuk kane kontrata noteriale pasi qiradhenesit i shmangen detyrimeve ndersa kjo rendon mbi qiramarresit te cilet kur pranojn dakortesi dhe besim verbal nuk kane te kerkojne te drejten apo te trokasin diku

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.