Rrihte gruan arrestohet 32 vjecari nga lagja “1 Maj”

Rrihte gruan arrestohet 32 vjecari nga lagja “1 Maj”

1747
SHPËRNDAJE

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:

-Miljan Çollaku, 32 vjeç, banues në lagjen “1 Maj” Fier.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesën e tij ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, shtetases V.Ç, 26 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së * Parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje” parashikuar nga Neni 130/a/4 i Kodit Penal.

Nderkohe :Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:

 

-Eridon Hamataj, 28 vjeç, banues në fshatin Kafaraj, pasi:

 

Në vëndin e quajtur ” Ish Dogana” Fier, është kapur duke drejtuar mjetin tip “Volswagen” me targa FR 959 7B, pa leje drejtimi.

(Neni 291 i Kodit Penal).

 

-Lavdosh Malko, 20 vjeç, banues fshatin Suk, Rroskovec, pasi:

 

Në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Parkut”, Fier, është kapur nga shërbimet e qarkullimit rrugor duke drejtuar motomjetin tip ”Dajang”, pa leje drejtimi,

(Neni 291 i Kodit Penal).

 

-Baftjar Lamaj, 57 vjeç, banues në fshatin Mollaj, Mallakastër, pasi:

 

Duke drejtuar mjetin mjetin tip Audi me targë AA 655 HE në gjendje të dehur, në rrugën Darzezë-Fier ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal. Nuk ka patur të dëmtuar.

(Neni 291 i Kodit Penal).

 

 
 

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.