“Rrezikon te vrase njerez” por vonojne te vendosin per fatin e saj

“Rrezikon te vrase njerez” por vonojne te vendosin per fatin e saj

952
SHPËRNDAJE

Godina e “markatos” se vjeter prane Xhamise Fier eshte kthyer ne nje gerrmadhe. Nje germadhe e denje per skenar filmash me lufte.

Ne pamje te te gjitheve kjo vjetersire eshte nje kontrast i forte  mes te vjetres dhe te resë, mes harreses dhe indiferences por mbi te gjitha rrezikon edhe jeten e kalimtareve! Eshte ne  gjendje pothuajse alarmante dhe si per ironi te fatit eshte vetem disa metra larg  sheshit me emrin “Europa Plazza”. Shkaterrimi vazhdon prej vitesh ndersa sot jane te dukshme traret e kalbur qe zgjaten neper muret anesore.

Kalimtare te shumte dhe bizneset qe zhvillojne aty aktivitetin flasin per rrezikun dhe nderhyrjen qe duhet per te evituar ndonje aksident, ky rrezik eshte evident ne cdo kohe duke ditur se godina ndodhet shume prane rruges se tregut dhe se per cdo dite pershkojne kete rruge te tregut te ketij qyteti mijra kalimtare.

Pervec rrezikut kjo rruge po mban peng prej disa muajsh edhe inagurimin e Shetitores si dhe nisjen e Parkut Qendror, projekt i cili eshte miratuar tashme edhe financimi ne rreth 300 miln leke te reja.

Vonesat kane te bejne me procesin gjyqesor ndermjet Bashkise (investitori) dhe disa objekteve qe me zbatimin e ketij projekti duhet te prishen. Objektet ne fjale nuk kane qene dakort me prishjen e objektit te tyre dhe vleren e shpronesimeve duke apeluar vendimin per prishje ne gjykaten administrative.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.