Rreth 4 milion euro per Parkun Qendror ne Fier

Rreth 4 milion euro per Parkun Qendror ne Fier

2870
SHPËRNDAJE

Pas nje periudhe nje vjecare pritje te lirimit te hapsires dhe objekteve prane Xhamise Fier ka nisur zbatimi i punimeve per Parkun Qendror te Fierit.

Nje investim me nje vlere financimi prej afro 4 miln €. Parku qendror vleresohet si nje risi dhe nje nga projektet bashkohore per te ardhmen urbane te qytetit te Fierit.

Sipas autoreve te ketij projekti “parku qendror” eshte konceptuar si zemra e qytetit dhe ku merr jete zhvillimi i tij. Ne kete kontekst eshte perqendruar dhe mbeshtetur edhe ideja qe ne qender te tij te mbetet aty edhe godina e vjeter gati 90- vjecare qe ndodhet ne kete shesh.

Edhe pse dikur ka qene fabrike e miellit (deri ne vitet 90) ajo eshte ideuar qe sot do te shnderrohet dhe te sherbeje si qender kulturore arristike e te rinjve dhe gjithe qytetit.

Jo me kot eshte marre ky vendim pasi kerkohet ti percohet brezave jo vetem historia por edhe kultura dhe pjesa arkitekturore.

Parku qendror i Fierit do te shtrihet ne nje siperfaqe prej rreth 2,3 hektaresh ndersa punimet per perfundimin e tij parashikohen te zgjasin deri ne dy vjet.

Parku i Fierit parashikon nje mjedis te gjelberuar dhe rekreativ per cdo moshe.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.