Rradhe te gjata per blerjen e librave shkollor ne Fier(video)

Rradhe te gjata per blerjen e librave shkollor ne Fier(video)

536
SHPËRNDAJE

Pas afro nje jave fillon viti i ri shkollor e megjithate nxenesit ende nuk kane ne dore tekstet e rinj.

Prinder e fëmijë u janë drejtuar sot pikave të shitjes, por situata vijon të jetë nje rremuje e vertet.Nxenes dhe prinder qe presin ne radhe të gjata janë pare në të gjitha pikat e shperndarjes se librit shkollor ne Fier. Pervec pritjes se gjate ne rradhe mungojnë edhe shumë nga tekstet per te cilat ata duhet te sorrollaten per te kerkuar dhe per ti blere 
Shitja e librave te rinj duhet te niste ne daten 25 gusht, por është vonuar për shkak së mungonte pulla e Ministrisë së Arsimit.

Kjo pullë prodhohej nga një kompani private, por nuk është bërë gati në kohë.

Çmimi i librave kushton 2% më shumë, pasi është bërë indeksimi. Çmimi i librave për klasën e parë është rreth 2300 lekë

Kjo pullë është dhënë me tenderim nga Ministria e Arsimit, por ende nuk është bërë gati. Pajisja me pullë e teksteve të reja shkollore pritet të bëhet gjatë fundjavës dhe menjëherë më pas, të nisë shitja e tyre.

Ndërkohë qytetarët mund të blejnë librat e viteve të kaluara që nuk kanë ndryshuar. Vetëm këta libra do të shiten nga shtëpitë botuese.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.