Romet ne Drejtorine e Policise se Qarkut Fier

Romet ne Drejtorine e Policise se Qarkut Fier

212
SHPËRNDAJE

Ne kuader te dites Nderkombetare te te Rinjve, Instituti I Kultures Rome ne Shqiperi ne bashkepunim me drejtroine vendore te policise se Fierit kane organizuar nje vizite studimore te te rinjve Rom ne ambjentet e Policise. Integrimi i komunitetit Rom dhe marrja e sherbimeve nga ana e tyre njesoj si edhe komunitetet e tjera, kane qene qellimi i ketij takimi. Ne kete aktivitet mernin pjese perfaqesues nga shoqata te ndryshme te ketij komuniteti ne Fier, si dhe inspektore e drejtues drejtorish te ndryshme te institucionit te policise. Gjate ketij takimi inspektore te policise u kane shpjeguar pjesetareve te komunitetit Rom menyren e funksionimit te institucionit te Policise si dhe menyren se si mund te forcohet bashkepunimi midis unifomave blu dhe Komunitetit Rom. Marjus Veizi, anetar i institutit te kultures rome ne Shqiperi ka shpjeguar qellimin e ketij takimi dhe synimin e ketij te fundit.

Aktiviteti I mbajtur vjen edhe si rezultat I nismes disa vjecare ne Fier, nen titullin “Mediatori Rom, advokim per zbatim efektiv te planit lokal per perfshirjen e romeve”.

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.