Riatdhesohen 157 shtetas shqiptare nga Gjermania dhe Franca

Riatdhesohen 157 shtetas shqiptare nga Gjermania dhe Franca

73
SHPËRNDAJE

Rinas
Vijon kthimi nga vendet e BE-së, (Franca dhe Gjermania), i shtetasëve shqiptarë që kishin kërkuar azil për motive Ekonomike/shëndetësore.
Brenda 24 orëve të fundit janë ulur në Rinas 3 chartera, me shtetas shqiptarë të kthyer nga Gjermania dhe Franca.
Riatdhesohen 157 shtetas, nga këta , 131 janë kthyer nga Gjermania, dhe 26 nga Franca.


Frontex në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, Policinë Franceze dhe Gjermane ka organizuar tre fluturime me charter për të riatdhesuar shtetasit shqiptarë që kishin kërkuar azil në këto vende.
Policia e Shtetit po bashkëpunon ngushtësisht me të gjitha policitë partnere për të riatdhesuar të gjithë ata shtetas që kërkojnë azil në vendet e BE-SË.


Masat shtesë të marra në fillim të muajit Gusht kanë sjellë një rënie të shtetasëve që kërkojnë të shkojnë në vendet e BE-së me qëllim kërkimin e azilit.
Policia e Shtetit i’u bën thirrje të gjithë atyre që tentojnë apo përpiqen të gjejnë rrugë të ndryshme , të mos bien pre e mashtrimeve , të mos bëjnë shpenzime të kota, pasi shanset për azil në vendet e BE-së janë zero.
Të gjithë ata shtetas që kërkojnë një shkollim më të mirë, që duan të gjejnë punë të ligjshme, kanë të gjitha mundësitë dhe rrugët ligjore për ti kërkuar në vendet e BE-së.

RinasVijon kthimi nga vendet e BE-së, (Franca dhe Gjermania), i shtetasëve shqiptarë që kishin kërkuar azil për motive Ekonomike/shëndetësore.Brenda 24 orëve të fundit janë ulur në Rinas 3 chartera, me shtetas shqiptarë të kthyer nga Gjermania dhe Franca.Riatdhesohen 157 shtetas, nga këta , 131 janë kthyer nga Gjermania, dhe 26 nga Franca.Frontex në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, Policinë Franceze dhe Gjermane ka organizuar tre fluturime me charter për të riatdhesuar shtetasit shqiptarë që kishin kërkuar azil në këto vende.Policia e Shtetit po bashkëpunon ngushtësisht me të gjitha policitë partnere për të riatdhesuar të gjithë ata shtetas që kërkojnë azil në vendet e BE-SË.Masat shtesë të marra në fillim të muajit Gusht kanë sjellë një rënie të shtetasëve që kërkojnë të shkojnë në vendet e BE-së me qëllim kërkimin e azilit.Policia e Shtetit i'u bën thirrje të gjithë atyre që tentojnë apo përpiqen të gjejnë rrugë të ndryshme , të mos bien pre e mashtrimeve , të mos bëjnë shpenzime të kota, pasi shanset për azil në vendet e BE-së janë zero.Të gjithë ata shtetas që kërkojnë një shkollim më të mirë, që duan të gjejnë punë të ligjshme, kanë të gjitha mundësitë dhe rrugët ligjore për ti kërkuar në vendet e BE-së.

Geplaatst door Policia e Shtetit op woensdag 23 augustus 2017

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.