Rekord turistesh te huaj ne Apolonine antike!

Rekord turistesh te huaj ne Apolonine antike!

74
SHPËRNDAJE

Qindra vizitor te huaj vizitojne cdo dite parkun Arkeologjik te Apolonise ne Fier. Grupe te organizuara turistesh nga Gjermania,Austria, Zvicer ,France dhe Poloni perbejne edhe pjesen me te madhe te numrit te vizitoreve.

 Vetem pergjat dy muajve te fundit te Korrik -Gushtit parkun Arkeologjik te Apolonise e kane vizituar mbi 13 mije turiste te huaj, ka thene Drejtori i Parkut Arkeologjik Marin Haxhimihali.Ky eshte numer rekord i vizitave qe kalon  edhe ato te vitit te kaluar te mare se bashku 

Ai ka shpjeguar se nje impuls ne rritjen e interesit te vizitoreve te huaj dhe vendas ne kete park, ka luajtur se tepermi perfshirja e tij ne axhenden europiane te vizitueshmerise.Por cka konsiderohet e rendesishme ne kete moment per parkun arkeologjik te Apolonise ,eshte rikthimi i ekspedites Franko-Shqiptare ,e cila i kishte munguar ketij parku prej dy vjetesh 

Drejtuesi i parkut te Apolonise Marin Haxhimihali ka shpjeguar se ekspedita, eshte rikthyer me programe ambicioze ,sic jane ,materialet qe priteshin te publikoheshin prej 7-8 vjete me pare,por edhe ne aplikimin e metodave informatike dhe fotogrametrise ne arkeologji, qe ka qene e panjohur deri me sot ne vendin tone. 

Qellimi final i ketij projekti eshte, rritja e paraqitshmerise ,qe kupton plotesimin e muzeut me elementet e gjetur nga kjo ekspedite ,qe nuk ishin restauruar me pare,por edhe per te monitoruar gjithe parkun .

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.