Raporti ISHTI për shpërthimin ne Ballesh:Mos zbatim i sigurise

Raporti ISHTI për shpërthimin ne Ballesh:Mos zbatim i sigurise

150
SHPËRNDAJE

Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial deklaroi se shkaku i shpërthimit në rafinerinë e Ballshit janë mungesa e kushteve të sigurisë. Përmes një raporti të veçantë të hartuar pas shpërthimit, ku humbi jetën një punonjës dhe u plagosën 7 të tjerë ISHTI vëren se kompania nuk ka respektuar rregullat e sigurisë.
“Shkaku i shpërthimit dhe i shfaqjes së kësaj vatre të madhe zjarri ishte mosfunksionimi i valvulës së sigurimit të pajisjes dhe mosrespektimi i rregulloreve të shfrytëzimit duke përdorur linjat direkte. Përdorimi i linjave direkte midis seperatorit të presionit të lartë dhe seperatorit të ulët bëri që presioni të tejkalojë vlerat e lejuara rreth 3 herë,”-thuhet në raport.


Rrethanat
“Në datën 10.11.2016, rreth orës 22:42, në seperatorin e presionit të ulët të impiantit të Hidropastrimit në rafinerinë e naftës – Ballsh, ndodhi një shpërthim i fuqishëm dhe u shfaq një vatër zjarri me përmasa të konsiderueshme, që si rezultat solli ndërprerjen e veprimtarisë të këtij sektori.
Sipas raportit, reparti i Hidropastrimit në rafinerinë e naftës – Ballsh ishte në procesin e lëshimit për vënien në punë.
“Rreth orës 22:42, të datës 10.11.201, në seperatorin e presionit të ulet, si rezultat i tejkalimit të menjëhershëm të presionit të punës të pajisjes, ndodhi një shpërthim i fuqishëm në seperatorin R-201, duke krijuar një vatër zjarri të konsiderueshme,”- thuhet në dokumentin e ISHTI.
Presioni i llogaritur i pajisjes që shpërtheu sipas projektit është 15 atm, ndërsa presioni në punë normale 6 – 9 atm. Mbajtja e presionit të pajisjes, sipas projektit, rregullohet nga një valvulë pneumatike automatike, e cila për shkak defekti ishte jashtë funksioni.
Përdorimi i linjave direkte midis seperatorit të presionit të lartë dhe seperatorit të ulët bëri që presioni të tejkalojë vlerat e lejuara rreth 3 herë.
Nga verifikimi paraprak i dokumentacionit teknik të pajisjes rezulton se seperatori i presionit të ulët R-202 është inspektuar nga shoqëria e licencuar “ALBA ENERG” sh.p.k, e cila me raport inspektimi 00197 A, datë 22.11.2015, ka siguruar se pajisja garanton sigurinë e punës, ndërsa kontrolli i radhës duhej të kryhej në datën 22.11.2016.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.