Rama tregon nese do heqin njerez nga puna ministrat e drejtorët teknikë...

Rama tregon nese do heqin njerez nga puna ministrat e drejtorët teknikë të PD !

223
SHPËRNDAJE

   

Marrëveshja Rama-Basha që parashikonte ndër të tjera 6 ministri dhe 5 drejtori për opozitën ka shkaktuar jo pak tension në rradhët e administratave respektive që i druhen një shkarkimi të mundshëm nga detyra.

Por nga Korça kryeministri, Edi Rama ka dhënë garancinë se jo vetëm askush nuk do hiqet nga puna por edhe se ministrat dhe drejtorët teknikë që do emërohen me propozim të PD-së nuk do të ketë të drejtën të firmosin as për tendera.
 

 

“Dëgjova një pe Korçe që thoshte që ja tani që i morëm ministrat dhe drejtoritë do bëjmë këtë dhe atë, do bëjmë para, etj. Ata që do shkojnë tek ALUIZNI, tek OSHE-ja, etj., do jenë aty për t’u kujdesur që administrata të mos kthehet në një instrument abuziv. Këta do jenë aty si kujdestarë që s’do bëjnë as tendera, as emërime, as shkarkime. Në fakt ne kishim nxjerrë një urdhër më përpara se të bëhej marrëveshja dhe faktikisht me urdhërin tim janë bllokuar të gjitha këto, që s’ka asnjë procedurë të këtyre natyrave në periudhë zgjedhjesh. Dhe unë vetë i kisha thënë të gjithë ministrave që në momentin që fillon fushata nuk do bëjmë më siç bënte Saliu sepse ne nuk do përdorim shtetin për të krijuar avantazh mbi kundërshtarin”, – ka garantuar kryeministri, Edi Rama.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.