Rama emëron  7 prefektët e rinje, ja kush eshte ne Fier

Rama emëron  7 prefektët e rinje, ja kush eshte ne Fier

1201
SHPËRNDAJE

 Përveç 6 ministrave dhe disa drejtorive, marrëveshja mes Ramës dhe Bashës ka prekur edhe disa prej prefektëve të qyteteve.

7 prefektët e rinj të emëruar janë 

-1- Admir Abria në Tiranë,

2- Emiljan Jani në Durrës , 

-3-Pandi Papando në Korçë,

-4-Vasil Bregu në Fier, 

Vasil Bregu para se te emerohej ne kete post ka qene per disa vjet drejtues i nje banke private ne Fier. Me heret Vasil Bregu ka qene me detyre Shef i Zjarrfikseve ne prefekturen Fier ne vitet 2001-2005 .Bregu shihej si një nga kandidatët për t’u bërë kryetar i PS në këtë qytet në vitin 2015.
-5-Ardit Demiri në Elbasan, 

-6-Valbona Zylyftari në Berat , 
-7-Ardit Kaja në Dibër.

 

SHKARKIMI I PREFEKTEVE
Kjo lëvizje bëhet për shkak se prefektët që u shkarkuan janë përfshirë në emrat e kandidatëve që do të garojnë për zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit.
Konkretisht bëhet fjalë për Arben Kamamin, prefekt i Qarkut të Elbasanit, i cili garon për deputet po për këtë qark. Po ashtu në listë është dhe Ardit Konomi, prefekt i Korçës, i cili është i shtati në listën për deputetë në qarkun e Korçës.
Ndërkohë, nga detyra është liruar dhe Fadil Nasufi, prefekti i Qarkut të Beratit, ndërsa do të jetë i katërti në listën për deputetë. Pjesë e listave të PS është bërë dhe prefekti i Dibrës Halit Palamani si dhe Rolant Xhelilaj, prefekt i Qarkut të Durrësit. Sakaq, nga detyra është liruar dhe Sadi Vorpsi, prefekt i Qarkut të Tiranës, i cili është i 18-ti në listën e kandidatëve për deputetë në qarkun e Tiranës.
 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.