Radare spiune ne LUSHNJE -FIER,kujdes me shpejtesine!

Radare spiune ne LUSHNJE -FIER,kujdes me shpejtesine!

206
SHPËRNDAJE

Në disa prej akseve rrugore në vend, janë vendosur radarë të fshehtë nga Policia e Shtetit. Këta radarë bëjnë fotografimin e makinave duke matur shpejtësinë e lëvizjes.
Radarët e rinj bëjnë deri në 700 shkrepje në ditë, duke fotografuar pjesën më të madhe të makinave dhe duke matur shpejtësinë e lëvizjes.
Policia ka vendosur radarë të fshehtë në një prej rrugëve që ndodhin më shumë aksidente vitet e fundit. Aksi Fushë-Krujë-Laç, përveçse do patrullohet nga Policia, do të ketë edhe radarë të fshehtë.
Gjithashtu autostrada që përdoret më shpesh nga qytetarët do të jetë e pajisur me radarë të fshehtë. Tiranë-Durrës dhe Lushnjë-Fier janë akset e tjera rrugore ku janë vendosur radarë nga Policia e Shtetit.
Këta radarë do të kontrollohen çdo ditë nga oficerë të Policisë Rrugore dhe më pas do të bëhet kontrolli i fotografive për të zbuluar se cilat makina ecin shpejtësi dhe shkelin kodin rrugor.
 Shkak i vendosjes së këtyre radarëve janë aksidentet e shpeshta që ndodhin në disa prej akseve kryesore në vend. Policia thotë se do të njoftojë shoferët me tabelë, për çdo aks që do të monitorohet me radarë të fshehtë, por pa specifikuar vendet ku do të vendosen.
Gjoba shoferëve do t’ju dërgohet me postë. Për policinë mbetet problem fakti se mungojnë adresat për pjesën më të madhe të qytetarëve, por u bëhet apel shoferëve që të kontrollojnë online te webi i Policisë së Shtetit, nëse kanë gjoba të papaguara.
Këto masa shtesë vijnë pas disa aksidenteve që kanë ndodhur javët e fundit. Gjatë gjithë sezonit veror Policia Rrugore do të shtojë praninë në çdo rrugë, por gjithashtu do të monitorohen edhe radarët e fshehtë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.