Qindra vizitore te huaj dhe vendas ne “syrin e kalter”

Qindra vizitore te huaj dhe vendas ne “syrin e kalter”

263
SHPËRNDAJE

Ne kete fund Korriku “Syri i Kalter” mes Gjirokastres dhe Sarandes ka pritur me qindra vizitore tw huaj dhe vendas. Bukuria e parkut te shpallur monument natyre si dhe freskia e ujit dhe  pyjeve ben me te frekuentueshem nga vizitoret . Eshte vendi ku jo vetem vizitoret ndalen,te freskohen ,dhe te shikojne por edhe te shkrepin nje foto si nje kujtim i bukur ne  kete mrekulli natyre .

Shume prej vizitoreve madje zhyten ne ujrat e ftohte te burimit te syrit te kalter ndersa te tjere kane ndjekur spektaklin amator te zhytjeve .Mesatarisht ne cdo dite ky park vizitohet nga me shume se 5000 vizitore nderkohe eshte per te ardhur keq qe rruga prej gati 3 km edhte teresisht e shkaterruar. Ministria e mjedisit megjithese eshte administratore e ketij parku dhe eshte ne dijeni e situates nuk kryhen investime per permirsimin e infrastruktures .cdo makine qe hyn ne park paguan nje bilet prej 100 lek te reja dhe nje person 50 lek.Nga te ardhurat qe vijne nga fluksi i vizitoreve te shumte cdo dite , mund te ishte asfaltuar disa here kjo rruge
Syri i Kaltër është shpallur monument natyre. Forma e tij ështė ovale e ngjashme me formën e një syri ,qe buron nga thellesia e errët e tokes dhe merr ngjyren blu te erret në mes dhe i kaltër anash. Eshtė burimi më i madh dhe më interesant ndër 18 burimet që shpërthejnë rrëzë malit të Gjerë.Thellësia e tij është tepër e madhe, arrin deri në 45 m thellësi. 

Ndodhet përballë fshatit Krongj, 45 m nën nivelin e luginës së Drinos dhe është shkarkim kryesor i malit të Gjerė. Është burim me ujëra të freskëta dhe të ëmbla i rrethuar me bimësi të dendur dhe me gjelbërim të përhershëm.
Burimi i lumit të Bistricës, që përshkon një pjesë të jugut të Shqipërisë, i shëmbëllen vërtet një syri të madh rrumbullak me diametër afro dhjetë metra. Bebja e syrit, një gropë e thellë pus, nga ku uji ngjitet lart si në një kazan që sapo ka filluar të vlojë ka një ngjyrë blu në të zezë. Ajo vjen e rrethohet pastaj nga pjesa e kaltër e syrit që bëhet e tillë ngaqë thellësia e burimit aty është më e pakët.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.