Qindra banore ne “16 Prilli” ne Fier,nje muaj pa uje.

Qindra banore ne “16 Prilli” ne Fier,nje muaj pa uje.

591
SHPËRNDAJE

Qindra familje ne lagjen “16 Prilli” ne qytetin e Fierit, prej me shume se 1 muaji vuajne mungesen e ujit te pijshem. Edhe pse pak kohe me pare ne kete lagje, drejtoria e ujesjellesit shtriu rrjetin e ri, ne perpjekje te permiresmit te furnizimit me uje, gjendja eshte perkeqesuar edhe me teper.                                             

Sipas vet banoreve, edhe pse ata perdorin pompat e ujit ne menyre qe ai te shkoje ne banesat e tyre, uji serish mungon. Por çka e perkeqeson edhe me teper situaten, eshte orari i furnzimit me uje per keta banore. Ata theksojne se jane te detyruar qe te ngrihen ne mes te nates, me shpresen se nje pike uje do te mberrij ne rubinetat e çezmave te tyre

Furnizimi me uje te pijshem ne qytetin e Fierit, gjithmone ka qene nje problem konstant per shume familje, nderkohe per rastin ne fjale pritet nje reagim nga ana e drejtorise se ujesjellesit Fier.  

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.