Qeveria do legalizoj edhe  shtesat e pallateve 

Qeveria do legalizoj edhe  shtesat e pallateve 

194
SHPËRNDAJE

Qeveria shqiptare do të zgjerojë akoma më shumë kategorinë e përfituesve nga procesi i legalizimit. Në një projektvendim të dërguar ministrive të tjera për mendim në fund të dhjetorit nga Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni ka firmosur për legalizimin e pallateve pa leje, apo me kate shtesë.
Ky draft që pritet të gëzojë shumë ndërtues pallatesh pa leje, apo individësh që kanë blerë apartamente pa leje, së shpejti miratohet në qeveri. Ai përcakton procedurat e detajuara se si duhet të veprojë ndërtuesi apo pronari i pallateve apo apartamenteve pa leje.
Teksa i është përgjigjur zyrtarisht koleges së tij Eglantina Gjermeni për këtë projektvendim, Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani është shprehur kundër. Ai rendit disa arsye: nga përplasja e kompetencave të ALUIZNI-t me pushtetin vendor e deri tek mbartja e borxheve nga ndërtuesi tek blerësi.
 “Saktësimi i kompetencave mes ALUIZNI-t dhe pushtetit vendor duhet të saktësohet me ligj, ndërkohe që projektvendimi shkakton ngatërresë të këtyre kompetencave. Duhet disiplinuar një herë e mirë dhe në mënyrë shteruese çështja e detyrimeve që shoqëritë tregtare krijojnë në fushën e ndërtimit. Logjika e përdorur në projektvendim është që borxhet mbarten në disa raste tek qytetarët.
Një normim i tillë është i papranueshëm. Çmoj që projektvendimi i iniciuar nga ana juaj është premtuar, shkakton konflikt të kompetencave dhe nuk garanton kontrollin mbi territorin”,-thuhet në shkresën e Manjanit për Eglantina Gjermenin.
Dokumenti i plotë
I. LEGALIZIMI NË FAVOR TË POSEDUESVE TË OBJEKTEVE ME SHKELJE TË LEJES SË NDËRTIMIT
1. Procedurat e legalizimit të objektit me shkelje të lejes së ndërtimit kryhen në favor të poseduesve (si porositës, apo pronarë trualli, sipas kontratave të porosisë/ sipërmarrjes, ose aktmarrëveshjes) në rastet e mëposhtme:
a)Subjekti ndërtues/investitori është në kushtet e nenit 99 (ose 187) të ligjit nr.9901 datë 14.04.2008 “Për shoqëritë tregtare” të ndryshuar; ose
b)Subjekti ndërtues/investitori nuk dorëzon brenda 30 ditësh nga data e njoftimit, dokumentacionin e kërkuar zyrtarisht nga ALUIZNI sipas ligjit nr.9482 date 03.04.2006. Këtu përfshihet dhe rasti kur subjekti rezulton me veprimtari të pezulluar prej të paktën 1 viti, sipas informacionit të administruar nga Qendra Kombëtare e Biznesit.
2. Kur plotësohen kushtet e pikës 1 të këtij vendimi, drejtoritë e ALUIZNI-t vijojnë legalizimin në favor të poseduesve të apartamenteve, ose ambienteve me funksion social-ekonomik, në vijim të quajtura “njësi individuale”, sipas rregullave dhe procedurave të parashikuara në këtë vendim.
3. Drejtoritë e varësisë të ALUIZNI-t, pas kryerjes së procedurave të evidentimit në terren, hartojnë listat e ndërtimeve të ngritura nga subjektet që gjenden në kushtet e pikës 1 të këtij vendimi, si dhe listën e poseduesve të njësive individuale dhe i afishojnë ato në faqen zyrtare të ALUIZNI-t, në ambientet e drejtorive dhe të objekteve që do t’i nënshtrohen procesit të legalizimit, si dhe pranë njësive të qeverisjes vendore.
4. Legalizimi dhe regjistrimi për objektet që trajtohen sipas këtij kreu, në varësi të gjendjes ligjore, kryhet në dy faza:
a)Miratimi i lejes së legalizimit për objektin kryesor (sipas projektit të miratuar nga organi kompetent) së bashku me shtesat anësore dhe/ose në lartësi të realizuara dhe të deklaruara nga subjekti ndërtues dhe regjistrimi i tyre në ZVRPP në emër të ALUIZNI-t, duke u përjashtuar nga taksat dhe tarifat e shërbimit.
b) Miratimi i lejes së legalizimit për shtesat anësore dhe/ose në lartësi të realizuara dhe të deklaruara nga vetë subjektet poseduese.
5. U nënshtrohen kritereve kualifikuese të parashikuara në VKM nr.280, date 01.04.2015 “Për përcaktimin e kritereve, procedurave e dokumentacionit të zbatueshëm për të kualifikuar ndërtimet pa leje, shtesat anësore dhe/ose në lartësi, në ndërtime me leje”, vetëm shtesat në tejkalim të lejes së ndërtimit. Nëse shtesa gjendet në kushtet e përjashtimit nga legalizimi, legalizohet dhe regjistrohet vetëm objekti kryesor.
6. Poseduesit e njësive individuale duhet të dorëzojnë dokumentacionin që provon marrëdhënien juridiko-civile me subjektin ndërtues/investitor. Pas procedurave sipas pikës 4, germa a), e këtij vendimi, drejtoria e ALUIZNI-t miraton lejet e legalizimit për njësitë individuale, në favor të poseduesve, sipas dokumentacionit të sipërpërmendur.
7. Kur për të njëjtën njësi individuale ka pretendime nga dy apo më shumë persona, mosmarrëveshja zgjidhet nga gjykata. Procedurat e legalizimit në këtë rast pezullohen, me paraqitjen e vërtetimit gjyqësor nga pala e interesuar, apo me vendim gjyqësor për vendosjen e masës së sigurimit të padisë. Këto procedura rinisin në përputhje me dispozitivin e vendimit gjyqësor të formës së prerë, të dorëzuar nga subjekti i interesuar.
11. Penalitetet sipas nenit 43 të ligjit nr.9482, datë 3.4.2006 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje” i ndryshuar, mbarten nga subjekti ndërtues/investitor dhe nuk pengojnë legalizimin në favor të poseduesve, sipas këtij kreu. Ato llogariten nga drejtoria e ALUIZNI-t dhe i njoftohen Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Nëse subjekti është duke iu nënshtruar procedurave të falimentit, ato i njoftohen edhe personit të ngarkuar me likuidimin e shoqërisë tregtare dhe Agjencisë së Mbikëqyrjes së Falimentit.
II. LEGALIZIMI NË EMËR TË SUBJEKTIT NDËRTUES/INVESTITOR
13. Për objektet me shkelje të lejes së ndërtimit, që nuk trajtohen sipas kreut i të këtij vendimi, leja e legalizimit miratohet për subjektin ndërtues/investitor që rezulton i tillë nga leja e ndërtimit, apo për subjektin të cilit i janë njohur të drejta mbi ndërtimin, nëpërmjet:
a) veprimeve juridiko-civile (kontrata, akte noteriale) për kalimin e të drejtave mbi investimin/ndërtesën, nga investitori/ndërtuesi tek një subjekt tjetër;
b) vendimit gjyqësor të formës së prerë.
14. Legalizimi nuk pengohet nga detyrimet tatimore që kanë palët si rezultat i veprimeve të kryera më parë për kalimin e të drejtave mbi objektin, dhe as nuk i shuan këto detyrime. Në zbatim të kësaj pike ALUIZNI, në momentin e dërgimit të lejes së legalizimit për regjistrim pranë ZVRPP, përcjell kopje të dokumentacionit të praktikës, pranë drejtorisë rajonale tatimore, për vlerësimin e detyrimeve përkatëse.
15. Rregullat e përcaktuara në pikat 4 dhe 5 të këtij vendimi, zbatohen edhe për objektet që legalizohen sipas këtij kreu.
III. LEGALIZIMI I OBJEKTEVE SHUMËKATËSHE PA LEJE NDËRTIMI, TË DESTINUARA PËR KALIM PRONËSIE APO QERADHËNIE
16. Evidentimi i objekteve shumëkatëshe (mbi 5 kate), të ngritura pa leje ndërtimi të organeve kompetente, për qëllim shitblerje apo qiradhënie të njësive individuale të banimit apo shërbimit, kryhet nga drejtoritë e ALUIZNI-t, nëpërmjet bashkërendimit dhe shkëmbimit të informacionit me njësitë e qeverisjes vendore si dhe nëpërmjet procedurave të evidentimit në terren.
17. Subjekti ndërtues/investitori që ka ngritur objektin shumëkatësh pa leje të organeve kompetente, me qëllim shitblerjen dhe/ose qiradhënien, paguan pranë njësisë së qeverisjes vendore, taksën e ndikimit në infrastrukturë sipas pikës 2 të nenit 27 të ligjit nr.9632, datë 30.10.2006 “Për sistemin e taksave vendore” i ndryshuar.
18. Kur aplikues për legalizim janë banorët/poseduesit e njësive individuale të ndërtimit shumëkatësh, procedurat administrative ndiqen nga ALUIZNI në favor të tyre. Në këtë rast, taksa e ndikimit në infrastrukturë paguhet sipas pikës 2/1 të nenit 27 të ligjit nr.9632, datë 30.10.2006 “Për sistemin e taksave vendore” i ndryshuar. /Shqiptarja.com

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.