Qarkullonin në qytet me armë zjarri ,arrestohen dy shtetas 

Qarkullonin në qytet me armë zjarri ,arrestohen dy shtetas 

310
SHPËRNDAJE

Vlorë
Qarkullonin në qytet me armë zjarri në mënyrë të paligjshme, arrestohen në flagrancë dy shtetas !
Sekuestrohen dy armë zjarri tip Pistoletë, një automjet dhe aparate celular !
Policia Vlorë në vijim të punës për goditjen e kriminalitetit, paligjshmërisë, kapjen dhe ndalimin e shtetasve të cilët posedojnë apo qarkullojnë me armë zjarri në mënyrë të kundërligjshme, kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve :
Gerald Shera, 27 vjeç, banues në Shijak,
Metin Vogli, 24 vjeç, banues në Shijak.
Gjatë një kontrolli të ushtruar ndaj shtetasve apo mjeteve të ndryshme prej Strukturave të Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP.Vlorë, shtetasve të lartëpërmendur u janë gjetur në mjet dy armë zjarri tip pistoletë, një e markës ”Glock” me 27 fishekë si edhe një tjetër armë zjarri ”TT” me 23 fishekë me krëhërat përkatës të tyre.
Janë sekustruar në cilësinë e provës materiale armët e zjarrit tip Pistoletë, mjeti tip ”Benz” si edhe 5 aparate celular.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur për veprime të mëtejshme.
                          # # #

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.