PS i drejtohet Gjykatës Kushtetuese per te hequr mandatin kryebashkiakut të...

PS i drejtohet Gjykatës Kushtetuese per te hequr mandatin kryebashkiakut të Mallakastres

839
SHPËRNDAJE

Partia Socialiste nuk heq dorë nga kërkesa për t’i hequr mandatin, kryebashkiakut demokrat të Mallakastrës, Agron Kapllanajt dhe pse dështoi në KQZ. Sot, PS-ja i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të argumentuar heqjen e mandatit të Kapllanajt, për të cilin shprehet se rezulton i dënuar me dy vite burg për vjedhje në Itali. 49 deputetë të PD kanë mbledhur firmat në gjykatë për pavlefshmërinë e mandatit të Kapllanajt.

Deputetja socialiste, Klotilda Bushka, sulmoi ashpër kryedemokratin Lulzim Basha sot me anë të deklarate: “Basha nuk e bën dot detyrën e kryetarit e PD. Kryebashkiaku Agron Kapallanaj është dënuar me dy vjet heqje lirie. Basha flet dhjetë herë në ditë për të inkriminuarit, por nuk flet për të dënuarin për vjedhje që e mbrojti përmes KQZ. KQZ ka vendosur që Mallakastra të ketë kryebashkiak një të dënuar vetëm se ai është i PD. Vendimi është i paligjshëm, i servirur nga politika opozitare. Kryetari i KQZ me dashje dhe nën presion politik ka vendosur të mos respektojë detyrimin ligjor. Mazhoranca është e vendosur për të zbatuar ligjin, i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese. Basha e ka hequr maskën dhe ka treguar fytyrën e vërtetë, ai di të bëjë mirë vetëm një punë, të gënjejë.”

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.