PS Fier :Kandidatet per deputet ne parlamentin e ardhshem,me te miret

PS Fier :Kandidatet per deputet ne parlamentin e ardhshem,me te miret

1047
SHPËRNDAJE

Ethet e zgjedhjeve kane nisur te ndjehen edhe brenda rradheve te socialisteve ne Fier ,shoqeruar me pikpyetjen e madhe ,se kush do te jete i perfshire, brenda listes se kandidateve per deputet ,ne parlamentin e ardhshem.

 E ndersa PD Fier ,publikoj para pak ditesh nje gare te hapur me 153 kandidatura  per deputet,duket se PS ka qene me e matur ne deklarata perfundimtare per kandidaturat.

Strukturat e PS Fier prej disa muajsh jane perfshire ne takime me antaresine duke zbritur ne cdo organizate ne rajon, qytet dhe fshat.Pas zgjedhjes se kreut te ri te PS Fier, te gjitha strukturat e PS jane rifreskuar sipas programit te ri te kesaj force. 

Sekretari i pergjithshem i PS dhe deputet i PS Qarkut Fier Gramoz Ruci ka qendruar prane strukturave te PS Fier duke dhene detyrat dhe orientimet e duhura ,jo vetem per forcimin e strukturave por edhe per nje performance dinjitoze ,qe do garantoje edhe fitoren ne zgjedhjet e 18 Qershorit.

Megjithate ,kur vijne tek emrat e listet se kandidateve per deputet ,ne zgjedhjet qe afrojne ,socialistet Fierak jane teper te kujdesshem .Burimet brenda PS Fier jane shprehur se presin vendimet perfundimtare per emrat qe do marrin pjese ne gare megjithate lista e kandidateve nuk perjashton emrat e deputeteve aktual te PS te qarkut Fier  duke shtuar te rinje nga FRESSH. 

Gjithashtu informacione nga PS kane sqaruar se eshte heret per te folur per emra te vecante dhe nje liste perfundimtare per kandidaturat per deputet . Pas propozimeve ne cdo organizate cdo kandidature do kaloje ne filtrat e strukturave te PS pastertise se figures deri ne kryesin e PS. 

Nje gje eshte e sigurt jane shprehur nga PS : Ne keto zgjedhje do te kete nje liste me superkandidate dhe nje fushate ku ne qender do kete interesat e qytetareve.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.