Pronat e krimit, te sekuestruara ne 2016 ne 30 mln USD 

Pronat e krimit, te sekuestruara ne 2016 ne 30 mln USD 

80
SHPËRNDAJE

Vlera e pronave, që shteti shqiptar ka sekuestruar nga krimi, arriti në rreth 30 milionë dollarë vitin e kaluar. Drejtori i agjencisë që administron këto prona thotë se, goditja e financave të krimit është forcuar vitet e fundit.
“Janë 54 llogari bankare me një vlerë 1.1 miliardë lekë dhe rreth 89 pasuri të paluajtshme të bllokuara me një vlerë rreth 2.13 miliardë lekë”, tha Artur Kala, drejtor i Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK).Sipas Kalës, pjesa dërrmuese e pronave të sekuestruara burojnë nga korrupsioni, trafiqet dhe financat e terrorizmit.“Janë kryesisht pasuri që rrjedhin nga vepra penale që parashikohen në ligjin 10192 ose ligji Antimafia, si dhe ligji 9258 “Për masat kundër financimit të terrorizmit”, shton më tej kreu i AAPSK-së, Artur Kala.
Por ku shkojnë pasuritë që i merren krimit?

“Në daljen e vendimit përfundimtar të konfiskimit ose revokimit nga gjykata, agjencia ndjek të gjitha procedurat e duhura për kalimin e pasurive në favor të shtetit, ose në përdorim për institucionet, ose për organizatat jofitimprurëse që kanë për objekt të tyre trajtimin e viktimave të trafikimit, si dhe në kalimin në pronësi edhe të pushtetit lokal”, deklaroi Kala.Pak muaj më parë, Parlamenti ndryshoi ligjin Antimafia për ta bërë më të lehtë goditjen financiare të krimit, por agjencia thotë se puna e saj pengohet nga vonesat e gjykatave.“Një çështje për gjykimin e pasurisë kërkon 2-3 vite dhe kjo është një kohë shumë e gjatë, që i shkakton edhe kosto agjencisë. Shkurtimi i kësaj kohe besoj se do të sillte përmirësimin edhe të punës, edhe të administrimit të agjencisë”, theksoi Artur Kala.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.