Jeta e Marsela Toshit nga Krapsi,nga femijeria tek dy martesat e deshtuara

Jeta e Marsela Toshit nga Krapsi,nga femijeria tek dy martesat e deshtuara

1062
SHPËRNDAJE

Marsela Toshi u bë qendra e gjithë mllefit të akumuluar nga opinioni publik pasi bashkëshorti i saj, Naum Toshi vrau 2 fëmijët dhe veten dhe i la pas një ‘barrë’ turpi duke thënë se ajo zgjodhi jetën e rrugës. Sot ajo futi në dhe dy fëmijët e mitur dhe u rikthye tek jeta në Greqi.
Pasi 41-vjeçari u bë viktimë, gishti akuzues ra mbi gruan e re, Marselën 24-vjeçare që sipas bashkëshortit punonte në lokalet e natës dhe i braktisi fëmijët e saj.

Ndërkohë që i gjithë opinioni publik është ngritur duke e gjykuar këtë nënë se pse veproi në këtë mënyrë ndaj fëmijëve, pranë JetaOshQef ka shkruar kushërira e saj e cila tregon detaje rrëqethëse të jetës së Seldës (Marselës), përpara se të martohej me Naum Toshin.
Kushërira tregon se Marsela ishte një jetime edhe pse i kishte gjallë të dy prindërit. Që e vogël, akoma pa mësuar të thërrasë fjalën nënë, mamaja e saj e braktisi dhe shkoi të punonte si prostitutë në Itali.
“Po kush është Marsela Toshi?(Selda)

Një vajzë jetime, por me prindërit gjallë, që u braktis nga nëna e saj kur ishte vetëm 6 muajshe. Mamaja me inicialet M.G. e braktisi Marselën sepse filloi punën e saj të preferuar në Itali që në vitin 1993 e deri më sot. Selda ngeli vetëm me babain e saj, i cili pak kohë më pas martohet dhe bashkë me gruan e tij nisen për në Greqi, duke e lënë Marselën vetëm me gjyshen. Marsela u rrit duke dëgjuar njerëz që i pëshpërisnin dhe i thonin, “Kur nuk e deshi nëna, si mund ta dojë njerka”, apo “Ajo është vajza e një prostitute”.

Marsela u rrit duke mos pasur njeri pranë që ta mësonte së cfarë ishte e mirë dhe cfarë ishte e keqe. Ajo u rrit duke mos thënë kurrë fjalën nënë, nënë jam sëmurë, duke thënë shpesh babi ku je, babi pse nuk më merr edhe mua me vete. Selda u rrit me rrobat e të tjerëve. Selda kurrë nuk u shkollua. Për Seldën u kujdes gjyshja deri në moshën 10-­vjecare dhe më pas rolet u ndërruan. Jeta e saj më pas kështu vazhdoi e kështu është edhe sot, pa pasur njeri pranë që të shqetësohet për të, pa pasur njeri pranë që ta pyesë “Cfarë bën? Ku është? Me kë është? Cfarë ka ngrënë?” U martua me ose pa dëshirë kjo s’ka rëndësi, por ajo u martua, lindi një djalë dhe më pas u braktis përsëri dhe kjo për herë të tretë. Me punë, apo pa punë, me kushte apo pa kushte asaj iu desh që këtë fëmijë ta rriste e vetme. Shkon në Greqi dhe fillon punë kamariere dhe pastruese vetëm që të arrinte të mbijetonte me të birin, derisa u njoh me Naumin e ndjerë, ku më pas vazhdoi kalvari i vuajtjeve dhe përfundoi në tragjedinë e madhe.

Selda “u braktis” për herë të katërt nga i shoqi dhe fëmijët e saj, sepse nuk diti të ishte një nënë e mirë, por kush e mësoi të ishte e tillë?”, shkruan kushërira e saj.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.