Procedim penal per 7 protestues te Verrise qe bllokuan autostraden

Procedim penal per 7 protestues te Verrise qe bllokuan autostraden

158
SHPËRNDAJE

 Fier

 

Nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit:

 

-A.T, 47 vjeç

-S.K, 58 vjeç

-A.B, 24 vjeç

-Sh.K, 51 vjeç

-F.K, 45 vjeçe

-T.K, 16 vjeç

-E.H, 21 vjeç, banues në fshatin Verri, Fier.

 

Këta shtetas më datën 13.04.2017 kanë marrë pjesë në një grumbullim të paligjshëm duke bllokuar për rreth 3 minuta qarkullimin e mjeteve në autostradën Fier-Lushnje, e cila u hap me ndërhyrjen e shërbimeve të policisë.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” parashikuar nga Nenet 262, 293 të Kodit Penal.

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.