Fier:Pret 50 rrenje ullinj  per hakmarrje arrestohet 44 vjecari

Fier:Pret 50 rrenje ullinj  per hakmarrje arrestohet 44 vjecari

965
SHPËRNDAJE

*Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Fier, ndaluan shtetasin: 

-Kujtim Cakrani, 44 vjeç, banues në Vlorë.

 

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi më datën 25.06.2016, në fshatin Gjonçë, Fier, pas një konflikti pronësie, duke vepruar me vetëgjyqësi, ka prerë duke shkatërruar 50 rrënjë ullinj në pronësi të shtetasve: Z.Sh, 74 vjeç, Sh.Ç, 78 vjeç dhe B.Ç, 49 vjeç, të tre banues në fshatin Gjonçë.

 

Gjithashtu shtetasi Kujtim Cakrani ka bërë kallzim të rremë ndaj shtetasit A.Ç.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Vetëgjyqësia” dhe “Kallzimi i rremë” parashikuar nga Nenet 150, 277 e 305 të Kodit Penal.

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.