Prangosen 5 persona per vepra te ndryshme penale

Prangosen 5 persona per vepra te ndryshme penale

938
SHPËRNDAJE

Fier-Lushnje-Mallakastër!
Arrestohen 5 shtetas për vepra të ndryshme penale.
Mallakastër!
Sekuestrohen municione luftarake, ndalohet poseduesi i tyre.
Specialistët për Krimet në Komisaritin e Policisë Mallakastër ndaluan shtetasin:
-Berti Xhelaj, 35 vjeç, banues në fshatin Visokë, Mallakastër.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi nga informacionet e marra në rrugë operative se në banesën e shtetasit Berti Xhelaj kishte armë e municion luftarak, nga punonjësit e policisë u ushtrua kontroll i banesës nga ku u gjetën dhe sekuestruan 61 fishekë automatiku model 56, 1 krëhër dhe 6 mbajtëse metalike fishekësh.
Para se të fillonte kontrolli shtetasi Berti Xhelaj u largua me shpejtësi nga banesa duke mos u bindur thirrjeve të policisë.

Pas ndjekjes nga patrulla e policisë u bë e mundur kapja dhe ndalimi i këtij shtetasi për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të policisë së rendit publik” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

(Nenet 242 dhe 278/3 të Kodit Penal).

Lushnje!
•Kundërshton me dhunë punonjësit e policisë, arrestohet në flagrancë.
Specialistët për Krimet në Komisaritin e Policisë Lushnje, arrestuan në flagrancë shtetasin:
-Dritan Rustaj, 35 vjeç, banues në Lagjen “Kadri Qystri”, Lushnje.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në lagjen “Kadri Qystri”, Lushnjë, ka kundërshtuar me dhunë gjatë kryerjes së detyrës Patrullën e Përgjithshme të Rendit Publik.

(Neni 236/2 i Kodit Penal).

•Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin:
-Sefedin Muça, 58 vjeç, banues në fshatin Çermë Proshkë, Divjakë, pasi:
Duke drejtuar automjetin tip “Benz” me targa AA 998 FL, ka goditur lehtë shtetasin F.K, 33 vjeç, banues në fshatin Çermë Proshkë, Divjakë, i cili levizte me biçikletë.

Ky shtetas ndodhet në spitalin e qytetit Lushnjë nën kujdesin e mjekëve.

(Neni 290 i Kodit Penal).

Fier!
•Specialistët për Krimet në Komisaritin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Vjedhje”, shtetasin:
-Altjon Sulejmani, 34 vjeç, banues në lagjen “15 Tetori” Fier.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në ambientet e Spitalit Rajonal Fier, kishte vjedhur radion e shërbimit marrëse e dhënëse të punonjësit të sigurisë së SHRSF “MYRTO”, shtetasit N.M, 53 vjeç, banues në lagjen “1 Maji” Fier.

(Neni 134/1 i Kodit Penal).
•Specialistët për Krimet në Komisaritin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Vjedhje e energjisë elektrike”, shtetasin:
-Emiljano Zyberi, 35 vjeç, banues në lagjen “Afrim i Ri” Fier.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në lagjen “16 Prilli” Fier, në lokalin Bar “STADIUMI”, në pronësi të tij, është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

(Neni 137/2 i Kodit Penal).

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.