Pranga magazinierit te “Albpetrol” dhe procedim te 4 rojeve per vjedhje dhe...

Pranga magazinierit te “Albpetrol” dhe procedim te 4 rojeve per vjedhje dhe shperdorim detyre

361
SHPËRNDAJE

Fier!
Vjedhin duke shpërdoruar detyrën, arrestohet në flagrancë makazinieri i kompanisë “Albpetrol” dhe procedohen penalisht 4 roje.
Nga ana e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, u arrestua në flagrancë për veprën penale ”Vjedhje duke shpërdoruar detyrën” dhe “Shpërdorim detyre” shtetasi:
-Shpëtim Ramaj, 48 vjeç, banues në lagjen “Apollonia” Fier. (Me detyrë makazinier në Ndërmarjen e Bazës së Furnizmit Teknik të shoqërisë “Albpetrol”).
Gjithashtu u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit:
-S.M, 44 vjeç, banues në lagjen “Mbrostar Ferko”, Fier.
-M.R, 56 vjeç, banues në lagjen “Kastriot”, Fier.
-Sh.K, 62 vjeç, banues në lagjen “Konferenca e Pezës” Fier.
-F.C, 47 vjeç, banues në lagjen “16 Prilli”, Fier. 

(Të katërt me detyrë roje në Ndërmarjen e Bazës së Furnizmit Teknik të shoqërisë “Albpetrol”).
Këta shtetas kanë abuzuar me detyrën duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 15.000.000 lekë të reja.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën” dhe “Shpërdorim detyre” parashikuar nga Nenet 135 e 248 të Kodit Penal.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.