Policia  sekuestron vlera monetare prej 44.900 Euro dhe 9900 USD 

Policia  sekuestron vlera monetare prej 44.900 Euro dhe 9900 USD 

117
SHPËRNDAJE

Vlorë
Në kuadër të Plan Operacionit ”Vjeshtë 2017”, vijojnë sekuestrimet e aseteve të përfituara në mënyrë të paligjshme !
Policia Vlorë sekuestron vlera monetare prej 44.900 Euro dhe 9900 USD !
Në kuadër të Plan Operacionit ”Vjeshtë 2017”, lidhur me sekuestrimin e aseteve të cilat rezultojnë të përfituara në mënyrë të paligjshme, Policia Vlorë ka bërë të mundur sekuestrimin e disa vlerave monetare.
Konkretisht, janë sekuestruar 44.900 Euro dhe 9900 USD, në posedim të shtetasit L.M., 22 vjeç, banues në Vlorë, shuma monetare të cilat dyshohen të jenë përfituar në mënyrë të kundërligjshme.
Materialet janë referuar në Prokurori për veprën penale ”Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 të Kodit Penal.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.