Policia sekuestron 500 kg hashash

Policia sekuestron 500 kg hashash

65
SHPËRNDAJE

Tiranë- Në mbrëmjen e së premtes, gjatë një aksioni të policisë është bërë e mundur sekuestrimi i rreth 468 kg hashash në zonën e quajtur Ish-Fusha e Aviacionit, në afërsi të Laprakës, në një banesë private.
 Behet e ditur  se policia ka shoqëruar në komisariat banorët e shtëpisë ku u gjet lënda narkotike.
Lënda narkotike ishte paketuar në 15 thasë të zinj plasmasi dhe ishte bërë gati për shitje.

Një sasi e konsiderueshme droge është sekuestruar në Tiranë. Aksioni është bërë në zonën e ish-fushës së aviacionit.
Gjatë këtij aksioni të zhvilluar nga efektivët e Komisariatit numër 2, janë sekuestruar 468.2 kanabis sativa.
Të arrestuarit Arif Plasa, 55 vjeç, banues në Tiranë dhe Besnik Berisha, 48 vjeç, banues në Tiranë.
Nga kontrolli i kryer në banesën e Besnik Berishës, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 468.2 kg lëndë e dyshuar si kanabis sativa.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti, me qëllim kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.
Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Tiranës për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes se lëndëve narkotike” në bashkëpunim dhe “Vënia në dispozicion të ambjenteve për mbajtje dhe konsumim të lëndëve narkotike”.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.