Policia parandalon një ngjarje të rëndë kriminale ne Cakran

Policia parandalon një ngjarje të rëndë kriminale ne Cakran

4262
SHPËRNDAJE

Fier!
Policia parandalon një ngjarje të rëndë kriminale.
Kanos me armë zjarri dy shtetas, arrestohet në flagrancë autori.
Njoftohemi se në fshatin Cakran, po ndodh një konflikt midis disa shtetasve.
Menjëherë në vendngjarje shkojnë shërbimet e policisë dhe konstatojnë se shtetasi Alban Avdullaj, për motive të dobëta është konfliktuar me shtetasit: B.K, 50 vjeç dhe P.K, 38 vjeç, të dy banues në fshatin Cakran.
Falë punës së mirë organizuar, u bë e mundur kapja në flagrancë e shtetasit Alban Avdulaj i cili kishte shkuar në shtëpi dhe kishte marë armën e zjarrit të cilën e kishte pa leje.

Në cilësinë e provës materiale i’u sekuestrua arma e zjarrit tip pushkë model 63 dhe një krehër me 20 fishek.
Në këto kushte, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin:
-Alban Avdulaj, 26 vjeç, banues në fshatin Cakran, Fier.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Prishja e qetësisë publike”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Kanosja”, parashikuar nga Nenet 274, 278 e 84 të Kodit Penal.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.