Policia ndalon Drejtorin dhe dy arkeolog te Parkut të Apollonisë

Policia ndalon Drejtorin dhe dy arkeolog te Parkut të Apollonisë

153
SHPËRNDAJE

Fier!
Ndalohet nga policia përgjegjësi i Sektorit të Ruajtjes e Administrimit të Parkut Arkeologjik të Apollonisë Fier si dhe procedohen penalisht Drejtori dhe një punonjës i Parkut të Apollonisë.
Nga Sektori per Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në kuadër të Operacionit Policor “Apollonia”, u ndalua përgjegjësi i Sektorit të Ruajtjes e Administrimit të Parkut Arkeologjik të Apollonisë Fier, shtetasi:
-Arjan Dimo, 43 vjeç, banues në fshatin Pojan, Fier.
Gjithashtu u proceduan penalisht dhe u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier për shtetasit:
-Marin Haxhimihali, 47 vjeç, banues në lagjen “21 Dhjetori” Tiranë.(Me detyrë Drejtor për Parkun Arkeologjik të Apollonisë Fier).
-Q.T, 66 vjeç, banues në fshatin Radostinë, Fier.(Punonjës në Parkun Arkeologjik të Apollonisë Fier).
Këta shtetas me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë bërë të mundur që të mos marin masa për parandalimin, ruajtjen dhe sigurimin e veprave të artit e kulturës në Parkun Arkeologjik të Apollonisë, duke lejuar që disa shtetas nëpërmjet gërmimit të kundraligjshëm në Parkun Arkeologjik të vidhnin një sasi të konsiderueshme të vlerave arkeologjike me rëndësi për identitetin e trashgimisë kulturore.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga Neni 248 i Kodit Penal.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.