Policia ndalon autorin e dytë për vjedhjen e 300 mijë lekëve ne...

Policia ndalon autorin e dytë për vjedhjen e 300 mijë lekëve ne nje biznes

96
SHPËRNDAJE

Fier

Policia ndalon autorin e dytë të shpallur në kërkim për vjedhjen e 300 mijë lekëve në dyqanin e shtetasit B.S.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, ndaluan shtetasin:
-Vasil Karafili, 23 vjeç, banues në fshatin Drizë, Fier.
Ky shtetas në bashkëpunim me shtetasin A.B, 17 vjeç (i cili është ndaluar nga policia në datën 10.06.2017), në lagjen “16 Prilli” kanë thyer xhamin e derës së dyqanit në pronësi të shtetasit B.S ku kanë marë rreth 300 mijë lekë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vjedhje” parashikuar nga Neni 134/2 i Kodit Penal.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.