Policia ndalon 6 shtetas të shpallur në kërkim

Policia ndalon 6 shtetas të shpallur në kërkim

1143
SHPËRNDAJE

Drejtoria Vendore e Policisë Fier!
Policia ndalon 6 shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.
*Specialistët për Hetimin e Narkotikëve ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim:
-Dëfrim Çela, 57 vjeç, banues në fshatin Visokë, Patos, pasi:
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, ka urdhëruar ndalimin për veprën penale “Trafik të lëndëve narkotike” parashikuar nga Neni 283/2 i Kodit Penal.
*Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, ndaluan shtetasit e shpallur në kërkim:
-Ledian Kola, 51 vjeç, banues në Roskovec, pasi:
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, e ka dënuar me 8 muaj burg për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën” parashikuar nga Neni 135 i Kodit Penal.
-Athanasios Piperi, 57 vjeç, banues në lagjen “Kryengritja e Fierit” Fier, pasi:
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, e ka dënuar me 6 muaj burg për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave apo vizave ” parashikuar nga Neni 189 i Kodit Penal.
*Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Fier, ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim:
-Dritan Osmani, 32 vjeç, banues në lagjen “1 Maj” Fier, pasi:
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me Vendimin e datës 18.02.2015, e ka dënuar atë me 1 muaj e 10 ditë burg për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të pa rregullt” parashikuar nga Neni 291 i Kodit Penal.
*Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Patos, ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim:
-Dyler Delishi, 60 vjeç, banues në fshatin Portëz, Patos, pasi:
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, e ka dënuar me 1 vit e 6 muaj burg për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikim dokumentash”, parashikuar nga Nenet 143/1 dhe 186/1 të Kodit Penal.
*Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Divjakë, ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim:
-Dionis Gjini, 23 vjeç, banues në Divjakë, pasi:
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnje, e ka dënuar me 3 muaj e 19 ditë burg për veprën penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për vjedhje” parashikuar nga Neni 142 i Kodit Penal.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.