Policia ndalon 2 shtetas për “Dhunë në familje” dhe “Vjedhje të energjisë...

Policia ndalon 2 shtetas për “Dhunë në familje” dhe “Vjedhje të energjisë elektrike”.

593
SHPËRNDAJE

Fier!
Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.
Policia ndalon 2 shtetas për “Dhunë në familje” dhe “Vjedhje të energjisë elektrike”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, ndaluan shtetasit e shpallur në kërkim:
1.Viktor Habilaj, 53 vjeç, banues në fshatin Cakran, Fier.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Apelit Vlorë, me vendim e datës 08.11.2016, e ka dënuar me 1 (një) muaj burg për veprën penale “Dhuna në familje”, parashikuar nga Neni130/a/1-b i Kodit Penal.
2.Altin Nuhaj, 45 vjeç, banues në lagjen “8 Shkurti”, Fier.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me vendimin e datës 28.08.2016, ka caktuar masën e sigurimit “Arrest me burg” për veprën penale “Vjedhje e energjisë elektrike”, parashikuar nga Neni 137/2 i Kodit Penal.
Patos!
Ushtroi dhunë fizike ndaj babait të tij, arrestohet në flagrancë nga policia.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Patos, arrestuan në flagrancë shtetasin:
-Dritan Resulaj, 40 vjeç, banues në Patos.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesë ka goditur me grushta babain e tij, shtetasin L.R, 68 vjeç.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje” parashikuar nga Neni 130/a/1 i Kodit Penal.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.