Policia ndalon 2 autorët e dyshuar të 2 vjedhjeve në Fier

Policia ndalon 2 autorët e dyshuar të 2 vjedhjeve në Fier

129
SHPËRNDAJE

Specialisitët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, ndaluan shtetasit:
1.Alfred Memushaj, 37 vjeç, banues ne lagjen “Osman Haxhija” Vlorë.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi më datën 10.02.2017,në lagjen “Kastriot” Fier, dyshohet se ka vjedhur mjetin tip Lancia me targa AA 345 IU në pronësi të shtetasit K.P, 34 vjeç, banues në lagjen “Liri” Fier.
Shtetasi Alfred Memushaj, pasi e ka vjedhur mjetin në fjalë, i ka ndërruar targat nga AA 345 IU, në TR 5390 H për të mos u zbuluar nga policia.

U sekuestrua mjeti në cilësinë e provës materiale.

(Neni 134 i Kodit Penal).

2.Martin Kulari, 18 vjeç, banues në fshatin Topojë, Fier.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi më datën 10.02.2017, në dyqanin “Servis Kompjutera & Celularë” në pronësi të shtetasit N.K, ka vjedhur një celular të markës “SAMSUNG GALAXY J5”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vjedhje” parashikuar nga Neni 134 i Kodit Penal.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.